Skandal! Shefi i Rendit me 9 armë pa leje në zyrë, drejtuesit e komisariatit nuk reagojnë…

Një ngjarje skandaloze është konsumuar në Elbasan, ku mësohet se në zyrën e shefit të rendit të këtij qytetit, janë gjendur 9 armë të tipit pistoletë të paregjistruara.

Armëve mësohet se nuk është bërë asnjë ekspertizë dhe qëndronin aty prej mëse dy vitesh. Ndërkohë që po kështu nuk dihet ku janë sekuestruar dhe ku janë përdorur.

Sipas News 24, armët ishin automatike, model 56, dhe megjithëse “flinin” në zyrën e shefit të rendit prej kohësh nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale apo jo.

Për këto armë “jetime” ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe është çelur një hetim I cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen.

Artikulli paraprakDosja 184 të transferohet në SPAK, PD: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve grupi i drejtuar nga Rama e Gjiknuri
Artikulli tjetërPse hesht Lleshaj pas arrestimit të vëllait të shefit të Policisë?