Skandal në familjen e kandidatit për President! Zbulohen email-et e djalit të Biden me ‘kokën’ e “Burisima”

Disa email-e të djalit të Joe Biden janë bërë publike ditën e sotme ku komprometojnë dhe vendosin në pozicione shumë të vështira këtë të fundit. Email-et nxjerrin në pah një takim që ka bërë kandidati për President i SHBA-ve, me një drejtues të kompanisë që djali i tij punon.

Sipas mediave ndërkombëtare këto email-e janë bërë publike nga një avokat i Presidentit Trump, ndërkohë që tani janë marrë në hetim nga Komiteti i Senatit për Sigurisë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare. Në këto email-e zbulohen bisedat që Hunter Biden, ka bërë me një nga drejtuesit e kompanisë energjitike Burisima, Vadym Pozharskyi për të takuar Joe.

Më parë Biden ka thënë se nuk është marrë kurrë me punën që djali i tij ka bërë, dhe se nuk ka takuar asnjë nga drejtuesit e kompanisë Burisima.

“Unë kurrë nuk kam diskutuar me fëmijët e mi për biznesin tim ose biznesin e tyre. Dhe kurrë nuk jam marrë me ta pasi ata e dinë se kur duhet që ta bëj punën time dhe ata të bëjnë gjykimet e tyre,”- tha Biden.

Ndërkohë që në email-et e publikuara shihet e kundërta, pasi ekzekutivi i lartë i kompanisë Burisima, falenderon Hunter për mundësinë që i dha për të takuar në Uashington, Joe Biden.

“I dashur Hunter, faleminderit që më ftove në DC dhe më dha një mundësi për të takuar babanë tënd. Realisht ishte një nder dhe kënaqësi, ”shkroi ekzekutivi i lartë i Burisma Vadym Pozharskyi.

Ndërkohë që tetë muaj pas këtij takimi, Joe fluturoi në Ukrainë dhe urdhëroi qeverinë e Ukrainës që të pushonte nga puna prokurorin Viktor Shokin, i cili po hentonte kompaninë Burisima për korrupsion.

Këtë gje, siç shkruajnë të njëjtat medie, e ka pranuar edhe vetë Biden dhe madje është mburrur se ka kërkuar shkarkimin e prokurorit, përndryshe ai do të mbante peng kredinë prej 1 milirdë dollarësh që kishte marrë në Ukrainë.

“I pashë dhe thashë: ‘Unë do të largohem për gjashtë orë. Nëse prokurori nuk pushohet nga puna, ju nuk merrni paratë, dhe bir k***, ai u pushua nga puna,”- pohoi Joe Biden në vitin 2018.

Email-et janë zbuluar nga kompjuteri i braktisur i Hunter Biden, dhe vënë në diskutim fjalët që Joe ka thënë në lidhje me vendin e punës së djalit të tij. Gjithashtu në pikëpyetje vihet edhe paga tejet e majme që merrte Hunter nga kompania, pasi ai nuk kishte përvojë në çështjet ukrainase apo ato të energjetikës.

Mediat e huaja shkruajnë se Hunter merrte një pagë prej 50,000 dollarë në javë nga kjo kompani, vetëm për faktin se punëdhësit e tij, kishin përkrahjen e Joe Biden.

Hunter BIden Money Emails Feature 696x464 1

Artikulli paraprakRëndohet bilanci nga Covid-19, Italia shënon rekord për raste ditore me Coronavirus
Artikulli tjetër“Jo, jo, mos e lejo…” Basha telefonon emisionin, Rama zbythet nga përballja para shqiptarëve për inceneratorët