Skandal, Gjykata liron Tahirin, SHBA pranon kapjen e drejtësisë

Vendimi skandaloz i Gjykatës së Apelit të Krimeve të rënda liron nga arresti shtëpiak ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi vjen një ditë pasi ambasdaori amerikan paralajmëroi se po bëheshin përpjekje përmes presioneve dhe blerjes për të liruar Tahirin. Deklarata e djeshme amerikane është një konfirmon me vendimin e sotëm se drejtësia është e kapur nga ndërhyrjet dhe paratë e pista.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është liruar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.
Vendimi i Gjykatës për Tahirin vjen pas apelimit që ish-ministri i ka bërë masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.
Ish-ministrit Saimir Tahiri iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie” 2 javë më parë pas kërkesës së Prokurorisë për arrest me burg. Gjykata e rrëzoi masën e vendosur nga Gjykata e Tiranës, duke e lenë të lirë ish-ministrin.
Avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia ka thënë se kjo është një fitore e ligjit.
I pyetur nga gazetarët se cila ishte prova që bindi gjykatën për të liruar Tahirin, avokati tha se shitësi i bizhuterive u mor në pyetje por ka rezultuar se nuk njihej me Tahirin.
Ish-ministri do të vijojë të hetohet pa masë sigurie. Ish minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri tani do të hetohet në gjendje të lirë. “Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatë së Krimeve të Rënda. Klienti im do të hetohet tani e tutje pa masë sigurie” u shpreh avokati Maks Haxhia.

Artikulli paraprakReal-Juventus, reagon Collina ishte penallti apo jo?
Artikulli tjetërAmbasadori amerikan paralajmëroi se presionet ndaj drejtësisë mund të lironin Tahirin, po tani?