S’ka zgjedhje me Ramën Kryeministër! Një rrugë ka, largimi tij, çlirimi i organeve të drejtësisë nga kapja dhe…

Sekretari për Çështjet Ligjore të PD, Çlirim Gjata deklaroi se Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj, përsa i përket mospërballjes zgjedhore me Ramën kryeministër.

I pyetur nëse partia e tij vazhdon t’i qëndrojë idesë në fjalë, Gjata tha, “çfarë ndodhi së fundmi në votimet e 30 qershorit, në vetëvotimet, të paktën unë kështu i quaj. I mbushi kutitë, kur nëpër lista votimi kishte 50 apo 100 firma, në kuti kishte 3100 vota bie fjala”.

“Megjithatë çfarë ndodhi, të gjitha këto u thanë. Jo po u votua hapur, u detyruan njerëzit, të gjitha janë vepra penale këto, u falsifkua rezultati, u mbushën kutit, çfarë nuk u bë, nuk u zbatua dekreti i presidentit. Deri tani tre persona të inkriminuar, s’kishte nevojë, 61 bashkitë i kishte në dorë, pse duhet të fuste persona të inkriminuar, çfarë tregon. Tani më thuaj a futesh në zgjedhje, as në këtë rast nuk çlirohet dot nga krimi ky njeri. Tani, a futesh në zgjedhje, këtë më thoni?”, theksoi Gjata.

Po kështu, përsa i përket mospërfshirjes në reformën zgjedhore ai tha “nuk e zgjidh reforma zgjedhore krimin e organizuar, reforma zgjedhore e pengoi atë të mos vendoste Valdrin Pjetrin, Kajmakun e tjetrin që po dalin një nga një”.

“Prapë edhe sikur reformën zgjedhore më të mirë të bëjmë, ai njëri prapë me krimin e organizuar të njëjta gjëra do të bëjë. Një rrugë ka, largimi tij, çlirimi i organeve të drejtësisë nga kapja dhe bllokimi i krimit të organizuar. Dhe krijimi i një qeverie tranzitore, për krijimin e zgjedhjeve të ndershme. Nuk bëhet, shikoni edhe në zgjedhjet e fundit. futi ka njerëz të inkriminuar , katër vite e gjysmë pasi ka dalë ligji për dekriminalizimin”, tha Gjata.

votimet ne vend 780x405 1

Artikulli paraprakProva të pakundërshtueshme nga filmimet e tavolinave të numërimit, që faktojnë manipulimin me votimet e 30 Qershorit nga PS
Artikulli tjetërMeta: Situata në Parlament nuk është normale! Nëse hapen negociatat më 18 tetor, Edin do ta dekoroj…