“Situata në 4 komunat në veri është e qetë, por e brishtë”- Zveçla: Vendimet si ai për Dinarin, janë normale për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla në një interviste për Neës24, ka folur në lidhje me situatën në veriun e Kosovës dhe vendimet të cilat janë marrë nga qeveria e Kurtit.

Zveçla shprehet se situata në veri është e qetë momentalisht, por e brishtë, për shkak të tensioneve të herë pas hershme dhe për shkak të qasjes destruktive të Beogradit.

Ndër të tjera ai shprehet se vendimet si ai për Dinarin, apo edhe vendimet e tjera të mëparshme janë normale për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe e NATO-s.

Zvecla: Situata në katër komunat e veriut të Kosovës është momentalisht e qetë, por e brishtë, për shkak të tensioneve të kohë pas kohshme, por për shkak edhe të qasje destruktive të Beogradit, karshi Kosovës, kësaj zone, por edhe karshi edhe vetë qytarëve tanë me kombësi serbe.

Vucic dhe qeveria e tij varësisht prej politikave të brendshme, apo nevojave, kanë përdorur serbët e Kosovës, kanë përdorur këtë territor që të shkaktojnë tensione, jo vetëm për Kosovën, por edhe në Rajon e më gjerë, duke dash të shantazhoj së pari Kosovës, por edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, e po ashtu duhet të jemi një shtet normal. Nuk aspirojmë asgjë më shumë se sa të jemi një vend demokratik. Ku rendi dhe ligji sundon dhe i është i barabartë për të gjithë.

Qoftë vendimi i danarit, apo edhe vendimet e mëhershme, janë vendime normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE dhe NATO-s.

Ne duhet të flasim se çfarë mund të aspirojnë qasjet kriminale të Serbisë, por a është e nevojshme që të marrin vendime që Kosovën ta bëjmë vend normal, patjetër që po. Ne kemi marrë besimin e qytetarëve, për e kemi obligim ndaj të kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë.

Nëse dëshirojmë që Kosova të mbetet një vend me shumë probleme, mund të vazhdojmë sic kemi vepruar për këto dy dekada gjys.

Intervista e plotë do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00

Artikulli paraprakKeni dhimbje koke sapo zgjoheni në mëngjes? Ja faktorët që e shkaktojnë dhe mënyra si ta trajtoni pa medikamente
Artikulli tjetër‘Follow the money’/ Artan Gaçi ndërtoi “kështjellë” miliona euro në Leskovik pasi Olta Xhaçka garoi në Korçë