Si po përgatit Berisha fundosjen e Këlliçit ?

Ka një datë që ka shënjuar jetën politike të Sali Berishës dhe psikozën e tij të thellë në lojën politike dhe ajo është 9 shtatori 2021, kur Lulzim Basha (djali politik i tij) morri vendimin e guximshëm për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i PD. Një akt i vogël, një frymëmarrje që Berishën e shtyu të nxirrte në pah gjithë arsenalin e tij politik, oligarkik dhe kriminal me të cilin ka bashkëjetuar së paku që nga 2013.

Ditën e djeshme një poster me gishtat e mesit drejtuar shqiptarëve u shfaq në Tiranë m logon e Belind Këlliçit. Në çdo manual fushate politike, zgjedhjet duhet të ofrojnë një gëzim dhe optimizëm, Këlliçi vendosi që të ofrojë gishtin e mesit për t’ia treguar korrupsionit apo shqiptarëve. Berisha flitet se nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjest të tij, duke vazhduar të shfryjë në formën e tij kundër Këlliçit.

Njerëzit e Sali Berishës prej javësh ndërsa Këlliçit fundoset në çdo takim elektoral dhe rezultati shkon në minus 70 mijë vota përballë Veliaj kanë nisur të flasin se Belo i Bashkimit për Fitore është kandidati Ilir Metës. Ata po përpiqen ta largojnë Sali Berishën nga emri i Këlliçit si për t’ia ngecur Metës dështimin dhe jo Sali Berishës që në hagjiografinë e tij nuk duhet të ketë asnjë humbje.

Kjo është skema me origjinë zyrën e Doktor Berishës që jeton nën frymën dhe parimin e Kronosit, duke preferuar të ushqehet me jetët politike të krijesave që krijon në laboratorin e tij qesharak në kullën M. Megjithëse Këlliçi shoqërohet me gardën financiare dhe personale të Sali Berishës, ndonëse familja e Berishës mbështet Belindin kjo nuk është garanci pasi në fakt edhe në rastin e Bashës e njëjta gjë ndodhi derisa Berisha shtypi butonin që hodhi në erë gjithë muret mbrojtëse.

Përpjekjet e Doktorit dhe krijesave të tij për të distancuar dështimin e Belos nga emri i Berishës dhe aureola e tij janë më shumë një tentativë për tu distancuar jo nga një kandidat i dështuar, por më shumë një manovër për t’i paraprirë çdo veprimi të nesërm i Këlliçit. Ky i fundit, vazhdon të shprehë dashurinë për Berishën sa më shumë që dëgjon që prej zyrës së tij surrogatët e Doktorit shprehin pakënaqësinë ndaj tij.

Këtu nuk mund t’i themi se e ka gabim pasi vetë Belindi e di mirë e bukur skemën se si në zyrën e Berishës shkojnë qejfmbeturit sikundër shkonin ata me Bashën dhe që Berisha herë i dorëzonte me listë tek ish djali i tij politik dhe herë i mbante në sirtar për ditën e mëtejme. Duke qenë një nga të penduarit që udhëtonte në aksin PD-zyra e personit B, ai e kupton shumë mirë se situata tanimë është serioze dhe ai ndaj është më i dedikuar të ulërasë në favor të Berishës pasi ka frikën se çfarë ka bërë në rini mund t’i kthehet.

Lufta në koalicionin anti-amerikan nuk është më as për të mundur Edi Ramën dhe aq më pak Partinë Demokratike; tanimë beteja është për t’u distancuar nga humbja e turpshme ku kurorën me gjasë do ta mbajë Belo i nongratave. Prandaj dhe operacioni “distancimi nga Belo” është në veprim e sipër edhe pse Ilir Metës dhe personit Z ky operacion nuk i pëlqen!

Artikulli paraprakZbardhet debati i plotë mes Gaz Bardhit dhe kryetares së Kushtetueses për konfiskimin e pronave me VKM
Artikulli tjetërLlumi i mbledhur tek Berisha!