Si po e ndihmon Sali Berisha Arben Ahmetajn të marrë azil politik

Nga Bato Kosova

Shumë qytetarë, e shumë më shumë demokratë, janë habitur se si televizioni i Berishës e gjeti dhe po e amniston Arben Ahmetajn, një nga njerëzit më të sulmuar prej tij, e sot në kërkim ndërkombëtarë për korrupsion

Në Mars të vitit 2023, Sali Berisha dekkaroi: “Mediat njoftojnë se tigri i korrupsionit ka udhëtuar për në Londër për deal (marrëveshje) me Edi Ramën. S’mund të konfirmoj dhe mohoj këtë udhëtim. Por edhe një herë, siguroj shqiptarët se Ahmetaj është një nga personat kryesorë të megaferës korruptive të djegësve. Personi më kryesorë, njëshi në distancë është personalisht Rama”

Në këtë kohë Sali Berisha kishte rreshtuar në sy të demokratëve, Erjon Veliajn, në krahun e tij në luftë kundë Lulzim Bashës. Të gjithë e mbajnë mend se si, sipas Berishës, Erjon Veliaj e kishte informuar atë se Yuri Kim i kishte kërkuar që të ndihmonte Lulzim Bashën!

Madje Berisha i vuri përballë Veliaj një kandidat si Belind Kelliçi të cilin çdo sondazh e nxirrte humbës përballë Veliajt dhe jo doktor Alimehmetin i cili e sfidonte realisht atë.

Por siç e ka zakon Berisha kapërcimin e ylberit siç ja do interesi, papritur u shndërrua në avokatin më të fortë të Ahmetaj dhe sulmuesin e flaktë të Veliajt.

Në muajin gusht Berisha u shpreh se Ahmetaj dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë, duke thënë se kjo është një mënyrë që kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj t’i mbyllin gojën

“U informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt. Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit”

Nga tigri i korrupsionit, Ahmetaj u zgjua si një viktimë që kërkonte të shpëtonte Sali Berisha. Të gjithë e dinë se kjo është një strategji e atyre që duan azil politik për tu shitur si persona që u rrezikohet jeta.

E kush më mirë do ti shërbente se deklaratat e përditshme të Sali Berishës, në mbrojtje të Ahmetajt.

Prej muajsh tashmë Sali Berisha është kthyer në avokatin më të fortë të Ahmetajt e së fundi i ka vënë në dispozicion dhe televizionin e tij, (nëse nuk e kanë fare me bashkëfinancim), për të na e servirur si viktimë të regjimit të Ramës, pikërisht tigrin e korrupsionit të Berishës.

Ky është morali i opozitës së “vërtet” që për një grusht parash lëpin atë që ka pështyrë që prej 2004 për Arben Ahmetajn.

Artikulli paraprakKu po shkon Partia Demokratike? Flet Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj
Artikulli tjetërE qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin