“Si ndiheni në protestën tuaj të fundit”/ Berisha i kthehet gazetares: Kush e tha këtë?

Sali Berisha duket se nuk do e njohë masën e sigurisë që që Gjykata pritet të shqyrtojë sot.

I pyetur nga gazetarët gjatë protestës se si ndihet në “protestën e tij të fundit” pasi pritet të njihet me masën “arrest shtëpie”, Berisha u përgjigj: “Kush e tha këtë”.

Pas mbajtjes së fjalimit ku tha se po gjykohet pa asnjë akuzë, bashkë me protestuesit Berisha është nisur drejt kryeministrisë.

Ish-kryeministri pritet të vendoset në “arrest shtëpie”, pasi SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë, për shkak se nuk respektoi masën e parë, “detyrim paraqitje”, duke mos shkuar në Gjykatë. Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Artikulli paraprakBerisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO rrëzon kërkesën
Artikulli tjetër“Ai nuk ka lidhje fare”/ Mediu bën avokatin e Shkëlzen Berishës: Gjykata e ka thirrur kot