Shtyhet seanca për Arben Ahmetajn, avokatët: Gjykimi i pavlefshëm

Teksa sot nisi shqyrtimi i çështjes penale në seancë paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arhmen Ahmetaj për veprën e shpërdorimit të detyrës për ashtuquajturën çështja ‘Buka’, seanca është shtyrë.

Sipas Prokurorisë ai ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca gjyqësore është shtyrë për në 2 shkurt.

Avokatët e Ahmetajt, kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra të rënda penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve. Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.

Artikulli paraprakBenzema “tradhton” sheikët, “bomberi” francez bën “lëmsh” Anglinë, tre ekipe “big” futen në garë
Artikulli tjetërImportet për 2023/ Italia mbetet partneri i parë i Shqipërisë, Kina ngjitet në vend të dytë, “kërcen” dhe India