Shqiptarja Mira Murati u emërua si shefe e ‘OpenAI’, Sam Altman i bashkohet Microsoft pas shkarkimit nga detyra

Ish-shefi OpenAI, Sam Altman po i bashkohet gjigandit teknologjik, Microsoft.

Konfirmimi vjen pas spekulimeve se ai mund të kthehej sërish në OpenAI pasi u shkarkua nga bordi dhe në vendin e tij si shef ekzekutiv i kompanisë u emërua shqiptarja Mira Murati.

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, shkroi në X, se Altman do t’i bashkohej gjigandit teknologjik për të udhëhequr “një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”.

Bordi shkarkoi 38 vjeçarin të premten, duke thënë se kishin humbur besimin tek ai dhe emëruan shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si drejtuese e përkohshme ekzekutive.

Altman ndihmoi në nisjen e firmës, e cila krijoi robotin popullor ChatGPT, në vitin 2015 dhe ishte imazhi e kompanisë.

Ai konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në hapësirën me rritje të shpejtë të inteligjencës artificiale (AI) dhe shkarkimi i tij shkaktoi valë tronditëse në të gjithë industrinë.

Ish-shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, e quajti Altman heroin e tij dhe tha se ai “kishte ndryshuar botën tonë kolektive përgjithmonë”.

Pati një reagim të ashpër nga investitorët, u ngritën spekulime se ai mund të rikthehej në detyrë.

Kishte gjithashtu shqetësime brenda industrisë së teknologjisë se Altman mund të krijonte një kompani rivale dhe të merrte me vete talentin kryesor të OpenAI.

Por në vend të kësaj, Altman po i bashkohet Microsoft-it i cili ka investuar miliarda në krijuesin e ChatGPT.

Duke iu përgjigjur postimit të shefit të Microsoft, Nadella që konfirmonte punën e tij të re, Altman postoi “misioni vazhdon”.

Artikulli paraprakThellohet inflacioni, çmimet rriten në Shqipëri më shumë se në BE. Nga ushqimet, qiraja, baret dhe restorantet, ja çfarë ndikoi më shumë!
Artikulli tjetërGjyqi ndaj Ndragheta-s, dënohen 207 nga 338 anëtarë të organizatës kriminale