Shqiptari i dehur shkakton aksidentin në Itali, 3 të vdekur

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi shkaktoi vdekjen e 3 personave gjatë një aksidenti me mjetin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrugën 16a, në periferi të Tranit në Puglia. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte mjetin tip “Fiat Stilo”, duke përplasur automjetin “Toyota Aygo”, ku udhëtonin dy gra dhe një burrë.
“Tgcom” shkruan se pas përplasjes së fortë, mjeti ku udhëtonin tri personat ka shpërthyer në flakë, duke i djegur të tre. Ndërkohë “Ansa” shkruan se personat janë gjetur të karbonizuar brenda mjetit. Sakaq, i riu shqiptar udhëtonte bashkë me shokun e tij shqiptar, i cili po ashtu mbeti i plagosur. Fill pas aksidentit tragjik, shqiptari u dërgua bashkë me shokun në spital, ndërsa ndodhet nën masë arresti.
Dje pas dite policia identifikoi shqiptarin që shkaktoi aksidentin tragjik me tre të vdekur pak kilometra larg Barit të Italisë. Ai është Alensio Serjani 22 vjeç. I riu ka lindur në rajonin e Puglias në Itali e ka lindur në Itali në rajonin e Puglias.
Ndërkohë mësohet se njëra prej viktimave është shtetase ukrainase. Dy viktimat e tjera një grua rreth 54 vjeç dhe një burri i moshës 57 vjeç janë banorë të komunës Bisceglia
Pas marrjes ne pyetje nga autoritetet italiane ka pranuar se ishte ai qe drejtonte automjetin Fiat Stilo i cili u perplas me automjetin tip Toyota Aygo ku udhëtonin tre viktimat.
Makina në të cilën udhëtonte i riu së bashku me një shqiptar tjetër u përplas me një makinë që kishte para, me të cilën po udhëtonin 3 viktimat. Nga përplasja makina e tyre ka dalë nga rruga e ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen tragjike të tre personave që udhëtonin në makinë, dy gra dhe një burrë.

Artikulli paraprakMbushën Anglinë me klandestinë shqiptarë, burg për 6 të arrestuarit
Artikulli tjetërMerret peng për 4 mijë euro borxh një person në Velipojë