Shqiptarët dhe kosovarët, më të pafavorizuarit në Ballkan për një jetë cilësore

Personat që kanë shtetësi shqiptare dhe kosovare janë më të disfavorizuarit në Ballkan për të bërë një jetë cilësore. Është ky konkluzioni që vjen nga një raport i kompanisë “Henley and Partners”, që ka marrë nën shqyrtim disa faktorë për të analizuar situatën në të cilën gjenden qytetarët në mbarë botën. Në klasifikim, Shqipëria radhitet në vendin e 80-të duke lënë pas vetëm Kosovën, e cila zë pozitën numër 121. Të gjithë qytetarët ballkanas janë më të favorizuar, teksa serbët që kanë zënë pozitën 64, malazezët radhiten të 65-tët, maqedonasit zënë vendin e 66 ndërkohë që boshnjakët radhiten të 74-tit. Sipas një raporti të kompanisë “Henley and Partners”, personat që mbajnë shtetësinë shqiptare dhe kosovare, janë më të disfavorizuarit në Ballkan për të bërë një jetë kualitative. Kompania ka përdorur një sërë faktorësh për të analizuar, duke marrë nën shqyrtim mundësitë që kanë shqiptarët dhe kosovarët në vendin e tyre, si dhe hapësirat për të lëvizur jashtë shtetit. Sipas klasifikimit të bërë në Shqipëri mund të bësh një jetë mesatare, teksa vendi ynë radhitet në pozitën e 80-të. Pas Shqipërisë, në Ballkan vjen vetëm Kosova, e cila ka zënë vendin numër 121. Në këtë mënyrë, shqiptarët kanë më pak mundësi për të jetuar më mirë se serbët që kanë zënë pozitën 64, malazezët, të cilët radhiten të 65-tët, maqedonasit që zënë vendin e 66 e madje edhe se boshnjakët që radhiten të 74-tit. Në Ballkan, shteti më i avantazhuar është Greqia, e cila ndodhet në vendin numër 21. “Henley and Partners” gjykon gjithashtu se shtetësia e cila të ofron mundësitë më të shumta për të bërë një jetë kualitative është ajo gjermane, e cila ndiqet nga ajo daneze, ndërkohë që Finlanda plotëson tre vendet e para. Ndërkohë, shtetet me mundësitë më të pakta janë Republika e Afrikës Qendrore, Afganistani si dhe Kongoja. Për t’u theksuar është fakti se 27 vendet e para në këtë klasifikim janë shtete evropiane, ndërkohë që pavarësisht zhvillimit ekonomik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në vendin e 28-të.

Artikulli paraprakDosja e Karaburunit, arrestohet noterja dhe avokati
Artikulli tjetërPërkeqësohet administrimi në bashkitë e reja, pagat zënë 60% të shpenzimeve