“Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008″/ Kulluri: Pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj PD, fshihet një pazar

Në një reagim në rrjetin social facebook, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se “tashmë është e qartë se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për ta shndërruar PD-në në mburojë të interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK”.

Kulluri shprehet se sot Shqipëria po vuan paktin Berisha-Rama të vitit 2008, pakt që e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetarëve.

Më poshtë deklarata e plotë e Edvin Kullurit:

Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partise Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

E verteta e madhe eshte se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetareve c’ka reflektohet nga ulja e pjesemarrjes ne zgjedhje nga viti ne vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bejne gjithçka kunder reformes zgjedhore.

Tashme eshte e qarte se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për ta shndërruar PD-në në mburojë te interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK.

Pasi deshtoi, ka nisur serish batarene e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformen zgjedhore me ane te eunukeve te tij në parlament.

Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te verteten nese eshte per:

1- Lista të hapura te deputeteve apo jo?

2- Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo?

3- Votim dhe numerim elektronik apo jo?

4- Voten e Diaspores apo jo?

Pse nuk flet sot se çfare reforme zgjedhore kerkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht kedo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikerisht ne arkivat e Partise Demokratike?

Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?

Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD-në përmes gjuhes arkaike të urrejtjes dhe shantazhit.

Artikulli paraprak“Shqipëria nuk ka dirigjentë”/ Pas intervistës së Drejtoreshës së Operës reagon Afezolli: Papërgjegjshmëri, rrëzon 70 vite punë!
Artikulli tjetërKonteksti politik dhe historik i Kongresit të Lushnjës/ Emrat që ngelën në histori…