Shqipëria përpara një tragjedie të re të izolimit!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se, Shqipëria ndodhet përpara një tragjedie të re të izolimit. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili tha se shkak i këtij izolimi është Edi Rama dhe Rilindja.

Vasili: Shqipëria ndodhet sot sërish përpara një tragjedie të re izolimi të shkaktuar nga Edi Rama dhe Rilindja e tij.

Edi Rama dhe Rilindja e kanë vënë popullin shqiptar përballë dy skenareve, plaçkitje ekonomike nga njëra anë dhe izolim ndërkombëtar nga ana tjetër.

Të dy si komponentë të një projekti të madh të zi për shpërbërjen kombëtre të vendit, shpopullimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e identitetit kombëtar, me qëllimin  e vetëm shndërrimin e një Shqipërie pa shqiptarë. Shqipëria pa shqiptarë është projekti i Edi Ramës. Integrimi në BE është momenti kyç dhe dalja nga izolimi.

Artikulli paraprakDeklarata “bombë” e Presidentit: Mazhoranca socialiste bashkëpunim me krimin e organizuar!
Artikulli tjetërSi u gllabëruan 50% e fondeve të asaj që nisi si Arenë Kombëtare dhe përfundoi si aneks i pronave të Edvin Hajdutit dhe Klanit të tij mafioz!