Shpërthim te ish-reparti ushtarak në Tiranë, dy fëmijë të plagosur

Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e të premtes në Yrshek të Tiranës, pas një shpërthimi pranë një ish-reparti ushtarak. Policia ka bërë me dije se, fëmijët ishin duke luajtuar në mjediset e brendshme të një shtëpie të braktisur dhe po qëllonin me gurë drejt një objekti, i cili dyshohet se ka qenë predhë ose një lloj tjetër municioni dhe ka shpërthyer.
Fëmijët ndodheshin rreth 20 metra larg dhe kanë mbetur të dy të plagosur. Ata janë A.K, 16 vjeç dhe E.K, 14 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të miturit kanë marrë dëmtime në këmbë për shkak të shpërthimit.
Kanë qenë banorët e Yrshekut, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë gjetur dy fëmijët e plagosur. Dyshimi i Policisë është që të ketë shpërthyer një predhë e vjetër, kjo edhe për shkak se ngjarja ndodhi pranë një ish-reparti ushtarak. Pritet që edhe ekspertë të ushtrisë të bëjnë kontrollin e zonës.
Pak ditë më parë, një tjetër shpërthim ndodhi në një repart ushtarak në Durrës. Në këtë rast, kanë qenë dy punonjës që i vunë flakën barit dhe më pas shpërtheu baruti.
Pata tre ditësh ndodhi një shpërthim i fuqishëm në një repart ushtarak në Porto Romano. Si pasojë kanë mbetën të plagosur dy persona, Emirjan Kolndreu dhe Vullnet Shehaj. Sipas raportimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa gjatë pastrimit të territorit të repartit ka patur një shpërthim. Mësohet se dy personat teksa po pastronin oborrin e repartit ushtarak, i vunë flakën shkurreve, dhe si pasojë ka ardhur edhe shpërthimi i një kapsolle.
Si pasojë ka pësuar dëmtime të lehta në dorë dhe këmbë një ushtarak, rreshter në Forcën Ajrore, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po kështu, i dëmtuar lehtë edhe një punonjës civil i agjencisë së trafikut ajror, Albcontrol. Menjëherë dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.  “Nga komunikimi i fundit me mjekët, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme. Ata kanë pësuar vetëm djegie të lehta”, thuhet në njoftimin e Shtabit të FA. Dyshohet se lënda plasëse që ka shpërthyer ka qenë barut. Ndonëse ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.

Artikulli paraprakEkipi i Trump, mbështetje PD në zgjedhjet me qeveri teknike
Artikulli tjetërGrabitet nën kërcënimin e armës një farmaci në qendër të Tiranës