Shpërthim eksplozivi në një dyqan në Elbasan

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në një dyqan në një fshat të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa po zbardhej e premtja, kur biznesi ishte i mbyllur dhe nuk kishte njeri brenda. Në fshatin Balëz, në ambientet e jashtme të dyqanit me artikuj ushqimor, në pronësi të F. K., 50 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, njofton Policia. Për pasojë janë shënuar dëme materiale. Aktualisht po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjithashtu efektivët e policisë po punojnë për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të të zotit të dyqanit.
Shpërthen në flakë një makinë në Durrës
Automjeti në pronësi të ish-kandidatit për deputet në listat e LSI-së dhe ish-punonjës i legalizimeve Durrës, Skerdi Bello, u përfshi nga flakët në ecje e sipër. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4, kur automjeti tip “Jaguar” po udhëtonte në drejtim të stacionit të trenit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, por pa vënë në rrezik drejtuesin e automjetit. Ngjarja përhapi panik dhe trafiku u bllokua për pak kohë. Nuk dihet shkaku dhe vetë shoferi dëshmoi që kjo i ndodhi sapo e mori makinën nga servisi.

Artikulli paraprakHumb jetën punëtori, po zhbllokonte një pusetë
Artikulli tjetërShkolla e Mesme kthehet në magazinë për drogën