Shpërndarja e Parlamentit është një Urgjencë Kombëtare!

Ish-deputeti Tritan Shehu e ka cilësuar Parlamentin një “minë të komanduar” që duhet të shpërndahet sa më parë.

Shehu në një postim në rrjet shprehet se, shpërndarja e tij tashmë është një Urgjencë Kombëtare, sepse ai përbën një Rrezik Kombëtar, jo thjesht për papërgjegjshmërine e tij, por për fijet e komandës që e drejtojnë.

“Ai nuk mund të vetë shpërndahet, mos të kemi iluzione, ai komandohet. Ai vetëm mund të shpërndahet nga forca e njerëzve, rezistenca e tyre, qëndresa”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Ky Kuvend duhet shpërndarë se është një “Minë e komanduar”!

Mbrëmë kjo u rikonfirmua për të shumtën e herës.

Ai nuk mund të vetë shpërndahet, mos të kemi iluzione, ai komandohet.

Ai vetëm mund të shpërndahet nga forca e njerëzve, rezistenca e tyre, qëndresa.

Shpërndarja e tij tashmë është një Urgjencë Kombëtare, sepse ai përbën një Rrezik Kombëtar, jo thjesht për papërgjegjshmërine e tij, por për fijet e komandës që e drejtojnë.

Ai jo vetëm është anti kushtetues 122-sh, jo vetëm ka 42 “pupacë”, por nën komandë është i aftë (i pa aftë) të hedhë në erë bazat kushtetuese, të të drejtës, të lirive, parimet tona europiane e perëndimore, interesat tona më të mëdha kombëtare.

Prandaj ai duhet shpërndarë sa më shpejt e kjo mund të ndodhë vetëm nga një lëvizje mbarë popullore, e domosdoshme kjo, ndryshe… gjërat do të shkojnë keq e mos më keq e ne do të përjetojmë një autokraci shumë të gjatë, duke u degdisur diku në Lindje.

Artikulli paraprakSkandali/ Veliaj kërcënon në emër të Ambasadës amerikane pronarin e televizionit “Ora”; Do të…
Artikulli tjetërShmangia e betimit te Presidenti/ VOA: Zgjedhje e sforcuar, Kushtetuta që parashikon “betimin para presidentit”