Shifra qesharake, 1200 lekë në muaj u kompensuan shqiptarët nga Rama për pandeminë

Këta njerëz punëtorë nuk kërkojnë lëmoshë, por zero, zero, zero mbështetje kanë marrë nga shteti, tha Lulzim Basha sot, nga takimi që pati me fermerët e Ndroqit pranë kryeqytetit, e ku po aty, nxori në dritë, një shifër tronditëse që Qeveria “Rama” iu dha si “ndihmë” qytetarëve në tre muajt e pandemisë: vetëm 10 euro në muaj!

“Ditën e djeshme, – tha Basha në vijim, – Departamenti i Financave në PD bëri një analizë të pagesave të Thesarit. A e dini sa para ka paguar qeveria që mburret?!

Ka paguar afro 90 milionë euro për të gjithë shqiptarët, për tre muaj të pandemisë. E kuptoni ç’do të thotë kjo?! Kjo do të thotë një tallje me taksapaguesit shqiptarë.

Kanë marrë mesatarisht 10 euro për muaj!
10 euro për muaj kanë marrë shqiptarët nga taksat e tyre atëherë kur ishin nevojë më shumë, atëherë kur u mbyll gjithçka, u mbyllën bizneset, ra konsumi, dolën qindra njerëz pa punë! E prapëseprapë, shteti që detyrohet me ligj të dëmshpërblejë dëmin që shkaktoi, për shkak të masave të COVID-19, ka nxjerrë nga arka e shtetit, nga arta e qytetarëve, nga taksat e shqiptarëve, gjithsej 90 milionë euro për tre muaj të kësaj gjendje, që do të thotë 10 euro afërsisht në muaj për shqiptarët.

Por. jo për oligarkët, që marrin me një dorë miliona euro për punë që nuk i kryejnë apo që nuk kanë asnjë vlerë përveçse mbushin xhepat e tyre dhe të qeveritarëve. Thesari tregoi se landfillet dhe inceneratorët kanë përfituar direkt nga ky Kryeministër, nga Rama miliona euro, gjatë pandemisë, siç janë vjedhur miliona të tjera me tenderë sekretë.”

Artikulli paraprakPolicia kërkon të shpërndajë me forcë protestuesit para Ministrisë së Transportit, tensionohet situata
Artikulli tjetërShtëpia e Bardhë: VOA po përhap propagandë kineze. Dorëhiqet drejtuesja