Shërbime qeveritare të një sigurimsi si Zaloshnja në media

Rexhep Polisi

Sot në Shqipëri qarkullojnë reth 4 deri në 5 miliardë euro para të pista nga aktivitetit e krimit të organizuar dhe të drogës që janë hedhur në qarkullim për tu pastruar.
Ku shkojnë ato? Shumica po pastrohen përmes bankave. Janë të paktën katër banka që sipas raportit zyrtar të Bankës qëndrore dyshohen për pastrim parash. Emrat e tyre ndonëse nuk janë bërë publike mund të kuptohen lehtësisht dhe janë ato përmes të cilave kalojnë llogaritë e familjes kryeministrore.
Aktiviteti tjetër është ai i ndërtimit.
Milionat e dollarëve po vërshojnë si lumë në betonizmin e Tiranës. Kompani ndërtimi pa eksperiencë të krijuara rishtazi kanë hapur gropat e ndërtimeve në çdo cep të kryeqytetit.
Projekti gjigand që është në pritje është ai i qendrës së Tiranës ku organizata kriminale në pushtet ka hedhur rrënjët e saj. Teatri është një prej këtyre projekteve, ndërsa numri i kullave pritet të arrijë deri në 15 përfshi ato 6 të planifikuara tek Teatri.
Ndërtimet e mëdha përmes koncesioneve ku shifrat fryhen në mënyrë artificiale për të futur në qarkullim paratë e krimit janë po ashtu të infektuara në aktivitetin e pastrimit të parave. Sistemi mafioz ka në krye të saj politikën dhe ka qenë dhe Kryeministrin.

Por ashtu sikurse blen votat, blen mediat, sistemi kriminal pastron paratë duke blerë edhe të gjitha instrumentat e tjerë mediatikë që janë në funksion të lavazhit të trurit të shqiptarëve për të paraqitur një realitet krejt të ndryshëm politik, ekonomik dhe demokratik nga që është në të vërtetë.
Një prej këtyre instrumentave është edhe ai i sondazheve të porositura direkt nga kreu i qeverisë dhe që i hapen dyert në televizionet e komanduara për të bërë propagandën e pushtetit. Më i zellshmi në këtë shërbim është Zaloshnja, një bashkëpunëtor i hershëm i Sigurimit që është thirrur në këto momente të vështira që po kalon Rama.
Detyra e tij është që në çdo rast të përgatisë terrenin për manipulimin e rradhës. Sondazhet e tij janë të porositura direkt nga Rama. Në to do të lexoni shifrat që ka në mendje kreu i qeverisë.
Fillimisht ai i servir përmes Zaloshnjes si sondazhe në mediat pranë qeverisë. Dhe pasi janë shfaqur shifrat e manipuluara nga sigurimsi i “pavarur” në shërbim, pak rëndësi ka debate, rëndësi ka lavazhi i trurit të opinionit publik që të mësohet se e keqja është rruga më e mirë që kanë shqiptarët dhe se ata vetë nuk janë kundër kësaj të keqeje, por se e legjitimojnë atë. Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhje e fundit. Zaloshnja dha shifrat që kishte porositur Rama dhe ato i shërbyen manipulimit gjigand përmes blerjes së votës.
Kemi një shërbim më shumë, të porositur dhe të paguar me paratë e pista të krimit, ku natyrisht një kockë e vockël e tyre shkon edhe për shërbëtorë si Zaloshnja.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërFaqja e pare korrekt