SHËNIM/ Shqiptarët janë të etur për drejtësi dhe për të marrë vesh se si janë pasuruar ata që e nisëm politikën si të varfër

Nëse ka një mungesë të madhe ky vend, është mungesa e drejtësisë për udhëheqësit e tij.

Shqiptarët e kanë parë shpeshherë veten në bankën e të akuzuarëve për lidhje të paligjshme dritash, për ndërtime pa leje në pronën e tyre, për krime ordinere që nuk dëmtojnë askënd, por s’kanë parë Ramën, Berishën, Metën dhe dinosaurët e tjerë të tranzicionit në bankën e të akuzuarëve për abuzimet dhe padrejtësitë e tyre.

Sigurisht kjo nuk duhet dhe nuk mund të jetë një drejtësi popullore për të kënaqur dhe entuziazmuar turmat e fantaksura.

Shqiptarët kanë të drejtë të shohin se akuzat e ndërsjella ndërmjet politikanëve në këto 30 vite kanë vërtetësi penale apo jo?

Njerëzit kanë të drejtë të dinë në është i ndershëm kryeministri i tyre aktual, ish-kryeministrat apo ish-presidentët e këtij vendi, ministrat apo ish-ministrat?

Demokratët dhe socialistët e ndershëm dhe të painteresuar, të papërfshirë dhe të pandotur nga vjedhjet dhe korrupsioni, duhet të dinë të vërtetën se si politikanët e tyre janë futur në politikë si njerëz të zakonshëm dhe janë pasuruar sikur të ishin trashëgimtarë fronesh mbretërore.

Ndaj sot është e rëndësishme që të flasë drejtësia dhe jo politika.

Sot është e rëndësishme të kuptohet se lufta nuk bëhet për njerëzit, por për veten e tyre.

Sot demokratë e socialistë, qytetarë të thjeshtë të këtij vendi, duhet të jenë në anën e drejtësisë, dhe jo të Ramës, Berishës apo Metës.

Sot këta të korruptuar duhen lënë vetëm në hallet e tyre, sepse ata nuk menduan asnjëherë për hallet e njerëzve.

Artikulli paraprakNdodh dhe kjo! Të përjashtuar nga Kuvendi, Nallbati dhe Salianji futen në Kryesi nga dritarja
Artikulli tjetërE pazakontë/ Berisha mban fjalim nga dritarja e Kryesisë: Rama i tmerruar, as Lukashnenko e Putini s’kanë dhënë urdhër të tillë