Shënim: Kalimtarët po vriten nga pakujdesia e tyre apo nga shoferët e pakujdesshëm?

Nga Eduard Zaloshnja

Meqë kam kryer dhjetra studime shkencore mbi vdekjet/plagosjet rrugore në SHBA, qysh kur jam kthyer në atdhe, i ndjek me vemëndje (dhe i analizoj) vdekjet/plagosjet rrugore në Shqipëri.

Këtë vjeshtë më ka shqetësuar tej mase një fenomen që nuk shpjegohet dot statistikisht: pothuaj të gjitha viktimat e aksidenteve rrugore kanë qenë kalimtarë.

Numri i kalimtarëve të vrarë gjatë vjeshtës në rrugët e Shqipërisë ka qenë sa trefishi i qytetarëve të vrarë nga krimi!

Në fakt, historikisht kalimtarët kanë qene viktimat kryesore të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Deri më 2013, rreth 40% e viktimave të tyre ishin kalimtarë.

Në vitet e fundit, kjo shifër zbriti rreth nivelit 30%, ndoshta si rezultat i rritjes së sigurisë së sistemit të rrugëve/autostradave, semaforëve, dhe sinjalizimeve horizontale e vertikale në gjithë rrjetin rrugor.

Sidoqoftë kjo vjeshtë përbën shqetësim: Janë kushtet e motit, shpejtësia e shoferëve, pakujedisa e kalimtarëve faktorët që po e rritin numrin e të vdekurve mes tyre?

Drejtoria e Policisë Rrugore duhet ta analizojë me seriozitet këtë problem, ndërsa Ministria e Brendshme ndoshta duhet të kryejë një fushatë sensibilizuese si për shoferët edhe vetë kalimtarët.

Artikulli paraprakDhimbjet e muskujve të kraharorit! Çfarë i shkakton dhe si trajtohen
Artikulli tjetër31 dhjetori, afati i fundit për këmbimin e disa kartëmonedhave pa kurs ligjor