“Shembullin e Nolit e ndoqi edhe Konica”, Ikonomi: Konica zbriti nga anija në Boston i veshur me kostum kombëtarë

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka qenë Ilir Ikonomi, autori i librit që rëfen jetën dhe arritjet e shkrimtarin dhe politikanin Fan Noli. Gjatë fjalës së tij, Ikonomi është ndalur edhe tek jeta e Nolit në Boston ku ka përmendur edhe shkrimtarin Faik Konica dhe marrëdhënien e tij me Nolin gjatë qëndrimit të tij në Boston. Ikonomi ka dhënë detaje të tjera lidhur me marrëdhënien mes Nolit dhe Konicës dhe takimit të tyre për herë të parë në Boston.

Blendi Fevziu: Duhet të ketë qenë shqiptari i parë që ka shkuar në Harvard?

Ilir Ikonomi: Shembullin e Nolit e ndoqi Konica që erdhi pak më vonë. Të dy kanë mbaruar në të njëjtin vit vetëm se Konica morri Masterin dhe Noli, Bachelorin. Kur Noli ishte në Boston fliste me letra me Konicën. Noli dëshironte që Konica të vinte në Boston dhe të drejtonte gazetën “Dielli”, në 1909 krijohet gazeta Dielli. Konica do vonohej se do të shkonte në Vjenë që të takonte zyrtarë të ministrisë së Jashtëm që ata ta financonin edhe kur të vinte në Boston. Konica ju thot atyre që dua ta bëj ‘Diellin’ gazetë pro-austriake, dhe kjo ishte diçka sekrete.

Blendi Fevziu: Kur është takimi i parë i tyre fizik?

Ilir Ikonomi: Në Tetor 1909 ai zbret nga anija i veshur me një kostum kombëtar.

Blendi Fevziu: Ky ishte përshkrimi më i rrallë që Konica zbriti nga anija i veshur me kostum kombëtar shqiptar. Ç’ishte kjo ide?

Ilir Ikonomi: Në vend të këpucëve ai kishte opinga me xhufka. Brezi ishte më ngjyrë shege. Ideja ishte që ky do ta mbante kostumin disa ditë dhe do shëtiste në Boston. Shqiptarëve ju erdhi turp dhe i thanë aman vishu me rroba si të gjithë të tjerët.

Blendi Fevziu: Si kanë qenë raportet e tyre?

Ilir Ikonomi: Fantastike sepse të dy ishin njerëz të kulturuar dhe bënin biseda të një kulture të lartë dhe jo si shqiptarët e tjerë. Në një rast Konica i rekomandoj Nolit një opera dhe ai vajti e pa operand he kjo atëherë ishtë një gjë e rrallë. Noli ishte shumë i dhënë pas muzikës që në fillim. Ishin shumë të ndryshëm si tipa. Konica ishte shumë i rëmbyer, inatçi dhe Noli ishte goxha i rëmbyer herë pas here. Është interesante se Noli dukej i qetë, por ishte i rrëmbyer.

Ndër të tjera autori i librit ka treguar më shumë detaje për jetën e Nolit ku është ndalur edhe tek takimi i tij me princ Vidin.

Ilir Ikonomi: Noli ka ardhur 1913 në fillim në Vlorë dhe donte të takonte Ismail Qemalin dhe është takuar ku ai e ka pyetur se çfarë di të bësh dhe Noli i ka thënë që do të bëhet ministër i ushtrisë sipas një dëshmitari. Noli i ka thënë që jam prift edhe Ismail Qemali i ka thënë që s’ke punë në Vlorë, por duhet të shkosh në Elbasan. Nga Marsi në Gusht ai bëri një udhëtim Rumani u kthye prap në Trieste. Noli qëndroi vetëm dy javë në Durrës, erdhi dy ditë pas ardhjes së princ Vidit. Noli erdhi në 9 Mars. E takoi princ Vidin për ti uruar ditëlindjen dhe i ka dërguar një mëmorandum të gjatë se si duhet të organizohet Shqipëria. Nga 1914-1915 Noli qëndroi në Austri dhe austriakët donin ta përdornin si një kartë për të ardhmen. Austriakët ishin të interesuar të sulmonin kishën greke. Kjo nuk eci sepse filloi Lufta e Parë Botërore. Ai në 1915 është larguar nga Austria në Amerikë. Ai paratë për të udhëtuar në Boston i morri nga austro-hungaria. Noli në atë kohë kishte një dëshirë të madhe për të takuar presidentin Willson./tvklan.al

Artikulli paraprak6 Arsye Pse ju Dhembin Flokët – Si të Qetësoni Irritimet e Skalpit
Artikulli tjetërTë enjten “legalizohen” bastet online, Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet