Shembet ura e Kalivaçit në Lezhë, ish-deputetja: Zoti i ruajtë banorët! Qeveria inekzistente po vrojton situatën nga Dubai

Ish-deputetja Lindita Metaliaj shkruan në një postim në Facebook se, është shembur ura e Kalivaçit në njësinë administrative Ungrej!

Metaliaj shprehet se, Qeveria inekzistente po na vrojton dhe na vlerëson situatën nga Dubai me ministreshën e hajdutërisë!

Postimi i ish-deputetes Metaliaj

Banoret e fshatrave Kalivaç dhe Zimaj izolohen nga fshatrat e tjere te njesise administrative Ungrej dhe nga qyteti i Lezhes.

Per te levizuar nga shtepite e tyre per hallet e perditshme nga sot banoret e fshatit Zimaj dhe Kalivaç duhet te pershkojne disa km rruge pa rruge pasi ura e tyre u shemb plotesisht.

Zoti i rujte dhe i ndihmofte banoret e Ungrejit ne situaten e rende dhe te veshtire klimaterike dhe pandemike ne te cilen ndodhemi!

Zoti i ndihmofte banoret e Lezhes!

Qeveria inekzistente po na vrojton dhe na vlereson situaten nga Dubai me ministreshen e hajduterise!

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 ish-ministri
Artikulli tjetërGazment Bardhi prezantohet si drejtues politik në qarkun e Elbasanit, numri 2 i PD: Më 25 prill, Elbasani do t’i prijë ndryshimit!