SHBA mesazh për 25 prillin: Të kandidojnë figura pa probleme me ligjin! Mos minoni demokracinë!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë të qartë edhe një herë forcave politike që në zgjedhjet e 25 prillit, të kandidojnë figura pa probleme me ligjin. Në mesazhin e përcjellë nga Amerika thuhet se, partitë nuk duhet që të minojnë demokracinë.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Kim, duke ripublikuar mesazhin e 22 korrikut me këtë përmbajtje:

“Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”.

Pavarësisht se nuk përmend emra të veçantë, mesazhi duket se është një paralajmërim i qartë ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili që nga 2013 ka kandiduar njerëz me rekorde kriminale, gjë që i ka kushtuar jo vetëm humbje mandatesh për deputetë dhe kryebashkiakë, por e ktheu Shqipërinë në vendin e vetëm në Botë ku është aplikuar një ligj për dekriminalizimin. E njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit vendore, ku sërisht Rama kandidoi emra që ishin subjekt i ligjit për dekriminalizimin.

1

Artikulli paraprakGjeneral Ahmetaj: Zgjerimi me 12 milje i sovranitetit të Greqisë cënon rëndë interesat detare të Shqipërisë!
Artikulli tjetërTë gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese! Zhupa: Deri më 25 prill do ta thellojmë edhe më shumë fitoren