Shans i ri për De Boer, e kërkon Rangers

Skuadra skoceze, Rangers ka shkarkuar trajnerin Pedro Caixinha dhe është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një tjetër teknik për stolin e saj. Një nga emrat favoritë është edhe ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, i cili është pa punë që nga muaji shtator, kur u shkarkua nga Crystal Palace.
Holandezi bëri një punë të shkëlqyer te Ajaxi, por vjen pas dy eksperiencash negative te Interi dhe skuadra angleze, ndërsa kërkon të rifillojë me një tjetër mundësi. Frank de Boer, së bashku me vëllain e tij Roland, kanë luajtur pikërisht për Rangers, në vitin 2004 dhe tani ish-trajneri i Interit ka mundësinë të rikthehet, por me një tjetër rol.

Artikulli paraprakEmre Can qëndron në Angli
Artikulli tjetërKlopp zbulon arsyen përse refuzoi Manchester United