Shano: Elita politike ka skaduar. Berisha-Rama-Meta, e kanë prerë xhaketën e shtetit sa herë kanë dashur

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano deklaron se elita aktuale politike shqiptare është e ka skaduar dhe i ka mbaruar orët e punës.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Shano këmbënguli se nëse duam ndryshimin në Shqipëri, duhet të krijojmë një të çarë të sistemit politik që është ndërtuar në vitin 2008.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë hyrjet e reja do e kishin më të lehtë dhe ata që do mund të bëheshin përfaqësues të nevojës së njerëzve për të ndryshuar, do të duhet ta kishin më të lehtë.

Shano tha se sot një individ që të marrë pjesë në këtë garë, duhet të mbledhë 5 mijë vota, para se të jetë i vlefshëm dhe i lejueshëm dhe kjo është një pengesë shumë e madhe, që nuk duhet të ekzistonte.

Shqiptarët e kanë gjetur ndryshe zgjidhjen, ikin, shkojnë jashtë territorit të Shqipërisë, për të gjetur një situatë politike më impersonale.

Të qenit impersional është shenjë zhvillimi dhe Europa është shumë e zhvilluar.

Kushtetuta dhe ligjet në Amerikë janë më shumë se jeta e një politikani, kjo krijon besueshmëri dhe se institucionet do i ruajnë këto rregulla.

Ne kemi ndryshuar Kushtetutën brenda jetës politike nga 13 herë, Kodin Penal, e me radhë. Ligjin e pronës, kemi 18 ligje që trajtojnë pronën.

Këta tre tipa që kemi perpetuar, Berisha, Rama, Meta, e kanë prerë xhaketën e shtetit, sa herë i ka dashur kokrra e qejfit.

Ne nuk mund të pranojmë se e përgjithshmja, popullorja është Trump. Këtu 3 politikanë 30 vjet, kishim Enverin më para.

Shano shtoi se braktisja duhet të fillojë atje ku është më e lehta, duke nënvizuar se nis me Berishën dhe Metën dhe më tej prish balancën e Ramës.

Ai deklaroi se e dukshme dhe e prekshme, një gjë e tillë do të jetë në vitin 2025.

Një shqiptar që të bëhet pjesë e proceseve, duhet ta shohë të vërtetën. Duhet të shohë kutitë bosh të bajlozëve. Fillon të bëjë ndoshta atë që duhet, jo atë që do.

Ajo që duhet është të qenit impersonal. Që të arrish te kjo, duhet të braktisësh parti Enver, parti Edi.

Do të doja që diaspora jonë të ishte më prezente. Nuk ka një plan që të ketë një diasporë në Shqipëri, por duket se ata që janë në Shqipëri, do bëhen diasporë.

Artikulli paraprakNë Itali të bindur, Asllani nuk largohet, Inter “sakrifikon” Brozovic
Artikulli tjetërTornado shkatërrimtare në SHBA/ 2 viktima dhe dëme të mëdha materiale