Sëmundjet seksuale po shtojnë infertilitetin, mjekët: Është ulur mosha e fillimit të marrëdhënieve

Ulja e moshës së fillimit të marrëdhënieve seksuale ka shkuar në papajtueshmëri më rekomandimet mjekësore e për pasojë të rinjtë po vuajnë nga një seri sëmundjesh seksualisht të transmetueshme për shkak të numrit të lartë të ndërrimit të partnerëve gjatë jetës.

“Unë mund të them që e fillojnë edhe në moshën 12 vjeç dhe dukë qenë kaq herët edhe numri i parterëve që do të ndërrojë do të jetë i lartë gjatë jetës”, u shpreh gjinekologia Lindita Myzyri.

Për pasojë edhe numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme që kalojë si femrat ashtu edhe meshkujt është i lartë.

“Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë pa shenja fillimisht dhe si të tilla ato shkojnë në zinxhir nga njëri tek tjetri. Kjo situatë bën që prania e tyre të shtohet dhe mos kurohet duke shkaktuar edhe një pasojat kryesore që është infertiliteti. Sot kemi në qarkullim sifiliz dhe gonorrea”, shtoi ajo.

Infertiliteti është më i pranishëm tek gratë por sipas mjekëve tek burrat kjo po rritet dhe po nis edhe në mosha të reja.

Mjekët bëjnë thirrje për masa mbrojtëse dhe të shmangin alkoolin dhe drogën nga përdorimi nëse duan të bëhen prindër të një foshnje.

Artikulli paraprakMuaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Mundësi për të pastruar shpirtin. Është muaj adhurimi, jo diete!
Artikulli tjetërPazaret e dogës/ Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, identifikohet autori dhe viktima