“Rruga që lidh 4 fshatra e katandisur si mos më keq, bashkia Berat ka lekë për koncerte e jo për çakull”

Pak ditë më parë, bashkia e Beratit ndezi dritat e festave të fundvitit në lagjen muzeale “Mangalem” e “Goricë”.

Por ndërkohë që bashkia merret me zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit, qytetarët kanë halle të tjera edhe më të mëdha.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rrugës që lidh 4 fshatrat Velabisht-Gjoroven-Veleshnje-Molisht. Ai thotë se rruga është e katandisur dhe në gjendje të mjerueshme, por bashkia s’ka lekë për 6 km që duhen shtruar me çakull.

Më tej ai thotë se bashkia ka mjaftueshëm lekë për koncerte e festivale me këngëtarë të njohur, por për nevojat e qytetarëve nuk i mjaftojnë.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh Joq ..Shif Pak Bashkia Berat si I ka katandisur popullin vetèm 6 klm rrug ..Rruga qe lidh 4 fshatra Velabisht Gjoroven Veleshnje Molisht ..Lek per çakull na thot nuk ka.kurse lek Per kocerte ka ..mjer populliJu flm Nese e postoni

Artikulli paraprakSamiti i Diasporës, reagon deputetja Flutura Açka: Diaspora mund ta shpëtojë Shqipërinë, por jo duke flirtuar me Edi Ramën
Artikulli tjetërGramsh, Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët: Kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve