Rriten rastet me fruth në Shqipëri, ISHP ngre alarmin: 34 raste me fruth në Tiranë dhe Durrës

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 34 raste të infektimit me fruth, ku shumica prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç. Nga 34 rastet, 20 prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.

Fëmijët të cilët janë infektuar, kanë qenë të pavaksinuar por fatmirësisht nuk kanë pasur pasoja të rënda. Përveç Tiranës raste të fruthit ka pasur edhe në Durrës.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik mundësia më e lartë e përhapjes së fruthit është në grupmoshën 2-4 vjeç me 13.4 raste/100 000 banorë.

Artikulli paraprak‘Gërdeci’/ A do të pranojë të dëshmojë? Mbahet sot seanca gjyqësore për ish-ministrin Mediu
Artikulli tjetër“Për çfarë bashkimi flasin këta, Gaz Bardhi e ka akuzuar Flamur Nokën për lidhje me krimin në Angli dhe vila në Lalëz. Shpifi apo tha të vërtetën?”