“Rrinin të ngrirë në seancë se mos u merrnin Ramën a Spiropalin”/ Basha: Nuk na duhen, le t’i gëzojnë. Ne na duhen lista të hapura, votim elektronik, barazia e votës dhe vota e diasporës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk i ka kursyer ironitë nga Lushnja në drejtim të deputetëve të Rithemelimit, kur u shpreh se rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin.

“Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le t’i mbajnë e ti gëzojnë. Ne na duhen listat e hapura dhe bashkë me shqiptarët dhe me një koalicion të gjerë partish politike dhe një aleancë vlerash, do të luftojmë për listat e hapura.
Ne na duhet votimi elektronik dhe do të luftojmë për votimin e numërimin elektronik. Shqipërisë i duhet barazia e votës, Shqipërisë i duhet vota e gjysmës së saj që gjendet jashtë vendit. Këto janë kauzat për të cilat do të luftojmë e me të cilat do të bashkojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëve në një udhëtim që ka vetëm vetëm një destinacion: krijimin e një mazhorance të re politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”
– u shpreh Basha.

Artikulli paraprakPakti mes PS-Rithemelimit, Basha: 6 muaj bënë teatër në Kuvend. Pazari ishte për karriget dhe interesat personale
Artikulli tjetër“Kemi gati ofertën për shqiptarët”, Basha: I japim fund politikës së mashtrimit me premtime të ditëve të fundit të fushatës. Shumë shpejt ekipi që përcjellë programin tek qytetarët