Rrëzohet kërkesa e Berishës për pezullimin e mbledhjes, Meta dhe Mediu braktisin protestën e Rithemelimit

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka cuditur jo pak anëtarët e Këshillit të Mandatave teksa ka kërkuar pezullimin e mbledhjes. Sipas tij, duhet pritur që të shprehet Gjykata Kushtetuese pas padisë së bërë nga Rithemelimi.

Mirëpo Bledi Çuçi tha se Rithemelimi ka harruar t’i kërkojë Kushtetueses edhe pezullimin e mbledhjes. Sipas tij në shkresë nuk përmendet gjëkundi mbledhja e sotme.

Nga ana tjetër Lindita Nikolla u shpreh se kërkesa e Gjokutajt s’ka bazë ligjore.

Sali Berisha dhe një grup militantësh po protestojnë jashtë Kryesisë së Kuvendit. Ajo që është vënë re është mungesa e aleatëve të tij Ilir Meta dhe Fatmir Mediu.

Artikulli paraprakArben Kraja prezanton kërkesën e SPAK për heqjen e lirisë të Sali Berishës
Artikulli tjetërAlibeaj pyetje avokatit Gjokutaj: Çfarë përmban kërkesa e deputetëve në Gjykatën Kushtetuese