“Rrezikohet zi buke”, OKB thirrje ‘të dëshpëruar’: Të lejohet kalimi i mallrave komerciale në Gaza

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se është një nevojë urgjente që mallrat komerciale të lejohen të kalojnë në Gaza, në mënyrë që të parandalohet një zi buke.

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët, Philippe Lazzarini nënvizoi se vetëm ndihma humanitare nuk është e mjaftueshme që të shmanget një situatë e tillë.

“Kriza në Gaza është një katastrofë e shkaktuar nga njeriu, e përbërë nga gjuha dehumanizuese dhe përdorimi i ushqimit, ujit dhe karburantit si instrumente lufte. Vetëm ndihma humanitare nuk do të jetë e mjaftueshme për të shmangur një zi buke”, tha ai.

Lazzarini u bëri thirrje udhëheqësve që t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për një armëpushim humanitar dhe të mundësojnë dërgimin e më shumë ushqimeve, ilaçeve, dhe ujit.

“Fillimi i dimrit e bën jetën edhe më të vështirë, veçanërisht për ata që kanë mbetur të pastrehë”, paralajmëroi zyrtari i OKB-së.

Ai foli gjithashtu për bilancin e luftës ndaj izraelitëve që kur Hamasi filloi sulmin e tij shkatërrues ndaj vendit më 7 tetor 2023, ndërsa dhjetëra pengje të rrëmbyer gjatë sulmit ,bahen ende në Gaza.

“Kanë qenë 100 ditë kalvar dhe ankthi për pengjet dhe familjet e tyre”, tha Lazzarini.

Artikulli paraprakNjë komedi për… të qarë
Artikulli tjetërNga mungesa e fuqisë punëtore te rënia e blerjeve të apartamenteve të shtrenjta në kryeqytet, parashikimet për ekonominë shqiptare në 2024