Ronaldo tek Manchester City?

Cristiano Ronaldo i propozohet anglezëve të Manchester City. Ky është lajmi i madh i Corriere dello Sport  në Itali.

Gazeta italianë shkruan se Jorge Mendes është futur në lojë dhe po tenton transferimin e sulmuesit portugez të kampionët e Anglisë.

Mendes ua ka propozuar “Qytetarëve”, që do të kundërpërgjigjeshin ndaj PSG që mori Lionel Messin nga Barcelona.

Kalimi i Ronaldos në skuadrën e Pep Guardiola do ta rriste shumë imazhin e Manchester City.

Gjithsesi mbetet të shikohet nëse ata do ta blinin sulmuesin nga Juventusi. Deri më tani thuhet se Harry Kane është objektivi kryesor për sulmin.

Artikulli paraprak“Sarajet” janë pasuri arkitektonike e historike e Tiranës
Artikulli tjetërMeta: Djegia e Sarajeve për t’i hapur udhën kullave, si kurora e gjelbër e Pallatit të Brigadave