Roland Bejko: Me Lulzim Bashën kemi shanse të fitojmë zgjedhjet në vitin 2025!

Roland Bejko ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se PD zyrtare, me në krye Lulzim Basha, kanë shanse të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pasi sipas tij, 70% e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës.

Pjesë nga biseda: 

Roland Bejko: Aleatë kemi të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partitë që kanë të njëjtën frymë si ne.

Ylli Rakipi: Janë afruar parti?

Roland Bejko: Jemi në proces negocimi.

Ylli Rakipi: Si mund t’i fitoni zgjedhjet e vitit 2025?

Roland Bejko: Shanse për zgjedhjet ka. Janë 70% e shqiptarëve, që nuk e duan këtë pushtet. Nëse do ti bindim, fitojmë.
Nëse PD nuk merr një rezultat dyshifror, për mua është dështim.

Artikulli paraprakFis
Artikulli tjetër”Babëzia e Metës për para tejkalon çdo lloj krimi”, gazetari zbulon çfarë dëshmoi në SPAK për çështjen CEZ-DIZ