Roland Bejko: Berisha po dërgon sinjal për ndërkombëtarët, ja ç’po pret nga SPAK-u

Roland Bejko tha se kryeministri Rama po e ndihmon ish-kryeministrin Berisha që ky i fundit të bëjë atë që do, të shkaktojë trazira në parlament dhe të japë sinjale për ndërkombëtarët.

Sipas  Bejkos, Berisha po përpiqet të shmangë shkuarjen në SPAK me qëllimin që të merret me forcë në hetuesi, pasi kështu do të ketë mundësinë edhe që të viktimizohet.

“Rama i ka dhënë mundësinë Berishës që të dali në fushën e lojës së politikës, të bëjë atë që do. Të krijojë trazira dhe të dërgojë sinjale të forta te ndërkombëtarët, që nëse ju thelloni hetimin e çështjes “Partizani” ai do mund të destabilizojë jo vetëm Shqipërinë, por rajonin.

Rama po ndihmon Berishën sepse ai ka që nga dita kur SPAK-u mori vendimin për ta privuar nga lëvizja jashtë vendit, e nga ana tjetër e ka detyruar që të paraqitet. A do shkojë si Çeçua. ai do që ta përshkallëzojë, që ta marrin me forcë që të dali si viktimë. Të dalë viktimë dhe hero njëkohësisht.

Ai ka një muaj që i kërkon Ramës, dhe i kujton se pas Berishës e ka radhën Rama. Se këta janë trekëndëshi i Bermudës.Është krijuar si perceptim edhe në publik që po ra njëra brinjë e trekëndëshit të Bermudës bie edhe tjetra”,-tha Roland  Bejko në Euronews Albania.
Artikulli paraprakBuxheti i vitit 2024, Agalliu i PD-së: Qeveria ul ndjeshëm financimin e bujqësisë, buxhet në funksion të klientëve të saj
Artikulli tjetërMacron bën thirrjen e fortë: Foshnja, gra dhe të moshuar janë vrarë! Izraeli të ndalojë!