Rinovimi çështje kohe, futbollisti do të qëndrojë me skuadrën e Premier League

E ardhmja e Leon Bailey do të jetë ende me fanellën e Aston Villas, skuadër me të cilën në javët e ardhshme ai duhet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027, duke zgjatur kështu marrëveshjen aktuale që skadon vitin e ardhshëm. Vetë menaxheri i klubit anglez, Unai Emery konfirmoi thashethemet para ndeshjes kundër Chelseat, në Kupën FA.

“Ne folëm me të dhe ai është i lumtur këtu në Birmingham. Ai po punon gjithnjë e më mirë, po rritet dhe ideja është që do të vazhdojë kontratën dhe mendoj se do të nënshkruajë së shpejti – shpjegoi Emery.

Në vitin e tij të parë, pasi erdhi nga Gjermania, Bailey nuk luajti vazhdimisht për shkak të disa dëmtimeve, por që kur erdha këtu jam përpjekur t’i gjej atij pozicionin më të mirë si sulmues i dytë dhe të përfitoj nga veçoritë e tij më të mira” – shtoi tekniku.

Artikulli paraprakKolla akute nga e ftohura, mjalti më mrë se antibiotikët
Artikulli tjetërBE propozon rregulla më të ashpra kundër abuzimit të fëmijëve