Revolucion te Real, madrilenët sakrifikojnë të ardhmen për Neymar

Rreziku i një revolucioni te Real Madrid është konkret. Lamtumira e Zinedine Zidane, i cili nuk është zëvendësuar akoma, mund të jetë sinjali i parë i një metamorfoze drejt së cilës po shkon skuadra që fitori tri herë radhazi Champions League.
Kështu, mundësia e shitjes së Cristiano Ronaldo është konkrete dhe dëshira e tij për të ndryshuar ambient mund të ketë një efekt domino, që mund të çojë te blerja e bujshme e Neymar.
Por, me kalimin e mundshëm të brazilianit në “Bernabeu”, shumë yje të madrilenëve mund të thonë lamtumirë. Mbi të gjithë, Marco Asensio.
Sytë e Premier League janë te spanjolli dhe Real mësohet të ketë fiksuar çmimin: 75 milionë euro. Skuadra më e interesuar është Liverpool, veçanërisht pas dështimit të operacionit Fekir.
Jurgen Klopp ka qenë shumë afër blerjes së Nabil Fekir, por operacioni ka dështuar në momentet e fundit pas vizitave mjekësore.
Tani ka ardhur një tjetër lajm i keq për Liverpool nga merkato dhe ka lidhje me objektivin e tyre për portën, Alisson. “Të Kuqtë” po interesohen prej muajsh për yllin e Roma-s, por duket se ai nuk do të lëvizë nga Italia.
Kjo është bërë e ditur nga Claudio Taffarel, portieri kampion bote me Brazilin në 1994-ën, i cili është trajneri aktual i portierëve të pesë herë kampionëve të botës.
“Alisson është i lumtur te Roma dhe zërat e merkaton janë thjesht zëra. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por ai ka thënë se ndihet shumë mirë te verdhekuqtë”.

Artikulli paraprakKiE e thotë troç: Ja si Rama bleu votat në zgjedhje
Artikulli tjetërSpanjë-Portugali, De Gea: E kemi studiuar mirë Cristiano Ronaldon!