RENEA në aksion për kapjen e shumë të kërkuarit Edmond Tupja, 1 milionë euro kush tregon

Policia ka nisur një aksion të gjerë në të gjithë vendin për kapjen e shumë të kërkuarit Edmond Tupja. Tupja me profesionin pedagog dhe akademik i njohur është shpallur në kërkim ditën e djeshme pasi dyshohet se ka kryer një krim mjaft të rëndë duke marrë pjesë në protestat e studentëve.
Urdhri i kreut të qeverisë dhe i ministrisë së Brendshme është që të kapet me çdo kusht Profesor Tupja. Ministria mësohet se ka vendosur edhe një çmim prej 1 milionë eurosh kush tregon vendndodhjen e Profesorit që është bashkuar me studentët.
Deri më tani po zhvillohen aksione të rrufeshme në të gjithë kryqëzimet e Tiranës. Janë shoqëruar 250 studentë që mendohet se kanë ndihmuar Tupen që të bashkohet me studentët.
Aksioni vazhdon. Ministri Leshi është angazhuar personalisht në këtë aksion dhe është shprehur se po bashkëpunon edhe me shërbimet partnere për të bërë të mundur arrestimin e këtij profesori të rrezikshëm. Vetë Rama thotë se arrestimi i Tupes është një nga kushtet e vendosura nga Mogerini për hapjen e Negociatave me BE-në.

Kush janë 25 personat e proceduar penalisht nga policia
Pas protestës së studentëve Policia ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtari Robert Aliaj, profesori Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.
Zyrtarisht mësohet se më datë 11.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:
1. Edmond Tupe,
2. Robert Aliaj,
3. Altin Goxhaj,
4. Mirela Ruko,
5. Klodian Leka,
6. Estela Nazarko,
7. Xhuljano Bregasi,
8. Henri Fero,
9. Liri Guci,
10. Gentian Doci,
11. Malbor Duka,
12. Nehbi Bushaj,
13. Klajdi Bello,
14. Redi Muci,

15. Luan Myrtaj,
16. Erdi Bërxulli,
17. Agron Pepaj,
18. Migen Qiraxhi,
19. Bledar Hysa,
20. Adriatik Lapaj,
21. Nerid Shehu,
22. Bislim Lakna.
Po kështu gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanËeb” se janë proceduar edhe aktivistët politikë:
23. Gaetano Doci (LSI)
24. Andrea Gjini (LSI)
25. Kristina Tonaj (FRPD)
Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.
Policia deklaron se pop punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

Artikulli paraprakPërroi psiqik!
Artikulli tjetër“Nuk keni lënë ligj korruptiv pa votuar, pse s’i miratoni amendamentet për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë”