Regjisori i njohur thirrje Kadaresë: Na kanë rrethuar si te ‘Kështjella’ jote. Eja se po na tërheqin zvarrë!

Vazhdon të jetë e fortë qëndresa e artistëve dhe qytetarëve para Teatrit Kombëtar  të cilët po e mbrojnë atë nga prishja që po kërkon ti bëjë Edi Rama.

Regjisori Edmond Budina i bëri thirrje Policëve që të mos bie pre e urdhrave të paligjshëm dhe të mos dhunojnë artistët dhe qytetarët.

“Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen  në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë.

Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit”.

Artikulli paraprakAktori i njohur paralajmëron policët me skafandra: Do të dilni përpara drejtësisë së popullit…
Artikulli tjetërReagon Berisha: Qytetarët në oborrin e Theatrit përballen me narkobanditët e Edvin Mafisë