Reforma Zgjedhore/ Mazhoranca bie dakord me propozimin e PD për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ

Këshilli Politik bie dakord mbi formulën e propozuar nga PD për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Referuar burimeve, dakordësia është arritur me ndryshim mbi të drejtën e vetos së përfaqësuesit të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

Mësohet se, PS nuk pranoi përcaktimin se, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, pjesë e së cilës do jetë edhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar.

Ky përfaqësues do ketë të drejtën e vetos në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ. Formula e cila përfshin një përfaqësues të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar, do jetë si dispozitë kalimtare që do jetë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Aktualisht Këshilli Politik po diskuton mbi të drejtën e votës së emigrantëve. Mësohet se modalitetet për votën e emigrantëve do i takojnë KQZ.

Mbledhja ka nisur që në orën 17:30 dhe vijon ende.

Artikulli paraprakMe temperaturë 40 gradë/ I riu nga Mati me Covid-19 niset drejt Infektivit, në QSUT nuk e kontrollon askush
Artikulli tjetërJa kush janë dy civilët e Llesh kimikut pa uniformë që urdhëruan të shpërndahen me forcë protestuesit