Reforma Zgjedhore, deputetët e Berishës dhe Bardhit bllokojnë sallën e Komisionit! Zaptojnë vendet e socialistëve

Komisioni i Reformës Zgjedhore që pritet të mblidhet ditën e sotme, duket se do të jete sërish objekt i bllokimit të deputetëve të opozitës.

Deputetët e grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë ripërsëritur skenarin e herë së kaluar, duke bllokuar sallën ku do zhvillohet komisioni i reformës zgjedhore.

Edhe në mbledhjen e kaluar u realizua i njëjti skenar, Damian GJiknuri, bashkëkryetari i PS dhe anëtarët socialist nuk janë lejuar të ulen në sallën e mbledhjes.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e grupit të Bashës nuk u paraqitën në mbledhje.

Ditën e djeshme 47 deputetë të grupit të Gazment Bardhit i kanë kërkuar Lindita Nikollës që të caktojë si bashkëkryetarin e opozitës, Oerd Bylykbashin, ndërkohë që grupimi i Bashës të ketë një përfaqësues.

Artikulli paraprakNga vota e diasporës te formula e shpërndarjes së mandateve të deputetëve, çfarë pritet të diskutohet sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore
Artikulli tjetërKomisioni i Reformës Zgjedhore në “zjarr”/ Debate të forta mes deputetëve të PS dhe rithemelimit, dështon mbledhja