Reforma zgjedhore – Arbi Agalliu: PD nuk do të jetë në grupin e dialogut. Jemi kundër marrëveshjeve okulte në dëm të qytetarëve

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, nuk do të bëhet pjesë e grupit të dialogut, ku do të shqyrtohet edhe reforma zgjedhore.

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Arbi Agalliu tha se Partia Demokratike gjykon se mazhoranca dhe një pjesë e opozitës, mbështetës së ish-Kryeministrit Sali Berisha janë në “Pazar”, dhe se prania e tyre edhe pse i është rezervuar një vend në këtë grup, do të ishte qesharake.

“I vetmi element dhe zhurmues në këtë situatë ishte të hiqej Alibeaj dhe të vendosej një koleg tjetër. Kjo ëhstë një lojë që në fund të ditës do ta vuajnë shqiptarët”, tha Agalliu.

Në intervistën për RTSH-në, Agalliu tha se këtë qëndrim, Kryesia e Partisë Demokratike e ka materializuar edhe në rezolutën e miratuar. Pavarësisht përpjekjeve për ta nxjerrë jashtë loje këtë parti në vendimmarrje të tilla, PD tha ai do të insistojë tek miratimi i kërkesave që ka për kodin e ri zgjedhor.

“Është Shqipëria një zonë, pabarazia e votës, listat e hapura, votimi elektronik dhe mbi të gjitha vota e diasporës që është dhe një detyrim kushtetues”, shtoi ai.

Agalliu tha se bashkëpunimi i shumicës me pjesën tjetër të opozitës u pa edhe tek bashkimi i votave në Kuvend për amnistinë penale.

Sipas tij, në mënyrë arbitrare nuk u konsiderua amendamenti i PD-së, për të përjashtuar nga amnistia, zyrtarët e lartë objekt hetimor i SPAK-ut dhe GJKKO-së.

Agalliu përgënjeshtroi që ky të ishte qëllimi i amendamentit të Gazment Bardhi, miratuar ne Kuvend.

“Përfitues janë edhe kjo kategori. Shumë shpjejt do të nxjerrim edhe emrat e individëve të cilët kanë përfituar nga amnistia, por që kanë qenë nën hetim apo janë dënuar nga këto subjekte”, tha Agalliu.

Arbi Agalliu tha se PD-së mbështet sistemin e drejtësisë ndërsa është kundër çdo mekanizimi që arrihet përmes marrëveshje politike okulte, për t’ju shmangur drejtësisë./rtsh.al

Artikulli paraprakZgjedhja e Gjin Gjonit në Lezhë tregon se shkolla e vjetër e politikës, është bashkë/ Logu: SHBA të qarta për “Non Gratën”
Artikulli tjetër“SPAK po heton rolin e Veliajt”/ Klodiana Lala: Janë gjetur biseda…