Realizoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, Nedim Bajrami për UEFA-n: E kam ëndërruar këtë që fëmijë…

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami shënoi golin e vetëm për Shqipërinë kundër Italisë. Por një gol me peshë të madhe që do mbahet mend gjatë. Pas përfundimit të sfidës ai dha një prononcim për UEFA-n.

“Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”, deklaroi Bajrami.

Artikulli paraprakMë pak lopë, dele dhe dhi, në tre vite Shqipëria rënie në sektorin e blegtorisë. Flasin ekspertët!
Artikulli tjetërÇiçikovi, zëri që thërret njeriun në udhë!