Realizoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, Nedim Bajrami për UEFA-n: E kam ëndërruar këtë që fëmijë…

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami shënoi golin e vetëm për Shqipërinë kundër Italisë. Por një gol me peshë të madhe që do mbahet mend gjatë. Pas përfundimit të sfidës ai dha një prononcim për UEFA-n.

“Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”, deklaroi Bajrami.

Exit mobile version