Reali, Perez e ka një pakt me Ronaldon

Florentino Perez, president i Real Madridit, ka rënë dakord me Cristiano Ronaldon që të “parkojë” çështjen e përmirësimit të pagës së tij deri në fund të sezonit. Kjo është deklaruar të martën në programin “El Partidazo”, ku u tha se lideri i bardhë ka mbajtur kontakte me lojtarin portugez për këtë çështje. CR7, pas fitores së pestë të “Topit të Artë” dhe mbylljes së vitit me pushtimin e Botërorit për Klube, që ishte titulli i pestë merengues më 2017, la të kuptohet pakënaqësinë e tij në një drejtim. Kjo gjë u evidentua pas përfundimit të ndeshjes në turneun e Abu Dhabi, kur portugezi deklaroi se dëshira e tij ishte për të vazhduar te Real Madridi, të tërhiqet nga futbolli si lojtar i bardhë, por “kjo nuk varet nga unë”.
Dëshira e portugezit është e barabartë me pagën e rangut të Leo Messit dhe Neymar, finalistët e tjerë për “Topin e Artë” 2017, të ardhurat e të cilëve, nga të dhënat, janë shumë më të larta se ato të Ronaldos, të fiksuara në rinovimin e fundit me Real Madridin, në nëntor 2016. Florentino Perez, i vetëdijshëm për rëndësinë që nuk mund ta zgjidhë këtë problem në distancë, është takuar me lojtarin për ta trajtuar në kohë, që ta bindë CR7 se kërkesat e tij do të sistemohen në fund të sezonit. Pikërisht atëherë, ata do të flasin përsëri, për ta përshtatur kontratën në nivelet e Neymar dhe Leo Messit.

Artikulli paraprak“Marca” vlerëson portierin më të mirë në La Liga
Artikulli tjetër“Më shumë se kurrë!”