Reali hedh hapin e radhës drejt titullit kampion, Rodrigo jep spektakël ndaj Atletik Bilbaos

Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Atletik Bilbaon për të kthyer në 8 pikë diferencën nga Barcelona ndjekëse.

Protagonist i ndeshjes ishte braziliani Rodrigo, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 8 të ndeshjes pas asistit të Brahim Diaz. Reali dominoi mbajtjen e topit, por edhe kundërshtarët nuk u dorëzuan lehtë dhe provuan të vinin vazhdimisht në vështirësi Lunin.

Në pjesën e dytë, Ishte përsëri Rodrigo ai i cili tundi rrjetën me asistin e Bellingam, duke vulosur fatin e takimit për skuadrën e Ançelotit që tashmë ka filluar numërimin mbrapsht drejt trofeut të radhës, kur mbeten edhe 8 javë deri në fundin e kampionatit.

dsffsdsfdsfdfsfsdsdfsfd

Artikulli paraprakKonsumoni fruta para gjumit? Ja çfarë dëmesh i shkaktojmë shëndetit
Artikulli tjetërBordi i shkollave në Kanada padit gjigantët e teknologjisë për pasojat mendore te nxënësit