Real Madridi e di, PSG nuk negocion largimin e Neymar

Real Madrid tashmë e di se PSG nuk do të negociojë transferimin e Neymar verën e ardhshme. Fjalët e Nasser Al Khelaifi, presidentit të klubit të Parisit, konfirmojnë publikisht refuzimin për të vënë një çmim për brazilianin apo miratimin e PSG-së për të disbursuar 222 milionët e verës së kaluar, duke mposhtur nënshkrimin rekord historik. Mungesa e klauzolave të ndërprerjes së kontratës në Francë e bëjnë operacionin të vështirë. Është e pamundur për ta trajtuar nënshkrimin me brazilianin pa rënë dakord me PSG-në. Kohët e fundit, “Goal” zbuloi se Neymari ka marrë garanci nga Al Khelaifi për t’u larguar verën e ardhshme, në qoftë se ai siguron fitimin e Ligës së Kampionëve, por menjëherë, më pas, Unai Emery tha: “Neymar do të jetë më i mirë në botë dhe do të mbetet te PSG”.
Natyrisht, nëse rasti vjen që PSG të pajtohet e të negociojë, kjo do të kërkonte një sasi rekord parash për të lejuar yllin brazilian të shkojë, mbi 222 milionë eurot e paguara te Barcelona. Real Madridi duhet të jetë në gjendje për ta përballuar këtë shumë, për shkak se të ardhurat e tij vazhdojnë të rriten. Por, të përpiqesh të vendosësh një çmim, do të ishte të shkosh përpara. E para duhet bindur PSG-ja për të negociuar dhe deri tani ka thënë “jo” për këtë, siç ka thënë Al Khelaifi: “Neymar nuk do ta lërë kurrë skuadrën në fund të sezonit, me 2000%. Ai dhe familja e tij janë të lumtur. Neymar dëshiron të qëndrojë në Paris”.

Artikulli paraprakNeymar: Pse injorova tifozët e PSG
Artikulli tjetërKriza tek Interi