Reagimi nga Kosova, Tërmkolli: Sali Berisha mbetet në krye të listës si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë

Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tërmkolli thotë se Sali Berisha mbetet në krye të listës si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë. Ajo thotë se Berisha mbetet në krye të listës së kombi shqiptar, ashtu siç SHBA-të që janë dhe mbeten miku më i madh i shqiptarëve.

“Sali Berisha mund të futet e të heqet nga lista e në lista të ndryshme. Sigurisht, në ecjen e tij politike e kombëtare, ka e mund të ketë edhe gabimet e tij të vogla a të mëdha. Sali Berisha mbetet në krye të listës si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi, ashtu si’ç SHBA është dhe mbetet miku më i madh i shqiptarëve”, shkruan Tërmkolli në Facebook.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetër200 shkelje vetëm me 4 prova! PD: Refuzimi i KAS për provat kyçe, fsheh vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama