Rama, tjetër “fshesë” në PS, kush do largohet në Shtator

Në një asamble që ende nuk është vendosur ku të zhvillohet, online apo në amfiteatrin e Tiranës, Rama pritet të largojë disa prej personazheve të njohur, por të cilët i kanë dalë kundër.

Emrat më të lakuar për tu larguar nga kryesia e PS-së, janë Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë të përfolur shumë në publik.

Report tv ka bërë të ditur sot se, selia rozë po shqyrton mundësinë e mbledhjes së ekipeve të saj në 3 rajone të Shqipërisë, rajoni i veriut të organizohet në Shkodër, rajoni qendror në Tiranë dhe jugu në Fier.

Ndonëse nuk është caktuar ende një datë, i sigurt është fakti që Asambleja Kombëtare e PS do të mblidhet brenda javës së parë të shtatorit, pra pa filluar sesioni i ri parlamentar.

Ndryshime të rëndësishme pritet të ketë në kupolën e Partisë Socialiste pasi nga Asambleja do të dalin dhe organet drejtuese të kësaj partie, sekretari i përgjithshëm i Partisë, kryesia, dhe sekretariati ekzekutiv.

Artikulli paraprakThirrja e Berishës për shqiptarët e Malit të Zi
Artikulli tjetërNis eksperimenti i çuditshëm në Gjermani, 1200 euro në muaj pa bërë asgjë, rregjistrohen…