Rama nis makinacionet për të shuar protestën/ Studenti: Na janë ofruar ‘iPhone X’ për t’u tërhequr

Një student protestues ka denoncuar për Ora Neës, presionet e ndryshme ndaj tyre për t’u tërhequr nga protesta. Ai tregoi se një nga format është edhe dhurimi i një telefoni celular i markës së fundit, iPhone X.
“Forma të tilla blerja, shantazhe apo FRESSH. Sigurisht që kemi pasur presione. Po të pyesësh studentët thonë se u janë ofruar Iphone x dhe forma të tjera shantazhi. Telefona, para. U janë kërcënuar me heqje të prindërve nga puna”, tha studenti.
Sipas tij, kësaj radhe i ka ardhur fundit, pasi në 30 vjet kjo është protesta më e rrallë në Shqipëri.
“Ne durojmë. I ftohti nuk na bën gjë. Kryeministri po flet në Surrel. Ne jemi këtu në minus 2 gradë. Ata që janë më rezistentë dhe nuk kanë punë do të qëndrojnë këtu. Ka 30 vjet që Shqipëria lëngon”, tha studenti.
Ai mendon se jo vetëm kryeministri, por e gjithë klasa politike e ka kuptuar se i ka ardhur fundi.
“Nuk mund të vazhdojmë më. Nesër do të jemi përsëri këtu në orën 10. I bëjmë thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohen këtu. Kjo është detyrë t’i bashkohesh kauzës tonë, jo vetëm për studentët por për të gjitha kauzat e shoqërisë”, u shpreh ai.

48357471 2059233804298998 1627726428327903232 n

Artikulli paraprakProtesta në Shkodër, policia tenton të arrestojë qytetarët, ndërhyn deputeti i PD
Artikulli tjetërProtesta te Unaza e Re, banorët: Drejtësia e varur nga qeveria la në burg Danielin, në qeli duhet të jetë Gjiknuri